Qeveria Kurti paralajmëron rivendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë



Qeveria Kurti paralajmëron rivendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë

23:53 12/04/2021

Qeveria Kosovare Kurti ll, paralajmëron përmes zëdhënësit Përparim Kryeziu, se do të vendosë së shpejti reciprocitetin ndaj Serbisë. Por Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriç reagoi duke deklaruar se kjo do të thotë që po veprojnë në kundërshtim me letrën e Antony Blinken

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka deklaruar për një media se reciprociteti buron nga e të qenit i pavarur. Sipas tij, për qytetarët e  Kosovës “Reciprociteti është e drejtë që buron nga barazia dhe sovraniteti, pra të qenit i pavarur, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga sjellja arbitrare apo shkelja e të drejtave dhe dinjitetit nga ana e shteteve tjera”.

Por Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç deklaroi se autoritetet në Kosovë po bëjnë gjithçka në kundërshtim me rekomandimet e Sekretarit të Shtetit amerikan të Shtetit.

Në një postim në Twitter, ai shkruan se, Prishtina njoftoi vendosjen e  një masë të reciprocitetit, bashkimit me Shqipërinë dhe akuzave kundër Igumenit të Deçanit. Gjuriç kujton se Sekretari i Shtetit i SHBA-së Antony Blinken  u dërgoi një vendim korrekt dhe të mençur udhëheqësve të qeverisë së re në Prishtinë për ta bërë dialogun një nga përparësitë e tyre. Ndërkaq sipas Gjuriç shpallja e masave të reciprocitetit, sigurisht që nuk duket premtuese, për dialogun.

Klan News







Të ngjashme