Të enjten e kaluar me 29 Tetor, Kristian Koroveshi prezantoi Poemën “Qielli im” të autorit Ilirian Zhupa, nën interpretimin e emrave të mëdhenjë të kineamatografisë shqiptare, si Luiza Xhuvanit, Ndriçim Xhepës, Zamira Kitës dhe vetë Kristian Koroveshit.

Projektet e suksesshme që Kristian ka sjellë këto dy vite të fundit e kanë afirmuar edhe njëherë atë si artist. Ai ka qenë i ftuar në studion e Rudinës për të folur pikërisht për premierën e tij të fundit, minifilmi i poemës “Qielli im”.

Xhirimet janë realizuar në kishën e “Shën Kollit” në Voskopojë gjatë periudhës së verës. Ky nuk është projekti i parë i Kristian Koroveshit me Luiza Xhuvanin dhe Ndriçimi Xhepën, pasi vetëm një vit më parë solli mbrëmjen poetike “Mbrëm i përshpërita një ylli”  i Rumit nën interpretimin e Luizës dhe Ndriçimim dhe vetë Kristianit.

Premiera e minifilmit është mbajtur në ambientet e jashtme të Muzeut Historik Kombëtar. Në këtë premierë numri i të ftuarve ishte i kufizuar për shkak të pandemisë. /tvklan.al