E ftuar prezantuesja e Tv Klan Alketa Vejsiu

Tragjedia natyrore e tërmetit në Shqipëri ka zënë vend në mediat ndërkombëtare. Raportimi i shkatërrimit që solli ky tërmet por edhe apeli për të ndihmuar ka mobilizuar median botërore.

Prezantuesja e Televizionit Klan, Alketa Vejsiu ishte e ftuar në Rai Uno në programin La Vita in Diretta drejtuar nga Lorella Cuccarini dhe Alberto Mattano, për sensibilizmin e publikut italian për të kontribuar. Vejsiu falenderoi  Italinë për solidaritetin.

Nuk munguan edhe emocionet në rrëfimet gjatë intervistës.

“Të reflektojmë thellë e të bëhemi më të mirë!”

Në fund një apel për Italinë dhe Emigrantët tanë aty për të dhënë kontribute si dhe një përshëndetje në gjuhën shqipe!

Vitet e fundit Televizioni Klan është në bashkëpunime të ngushta me Rai dhe Mediaset në produksionet televizve duke dëshmuar bashkëpunimin shumë dimensional midis 2 popujve.

Tv Klan