Raketa kineze, kthim të pakontrolluar në Tokë



Raketa kineze, kthim të pakontrolluar në Tokë

13:00 04/05/2021

Një raketë kineze pritet që të bjerë në tokë në një rikthim të pakontrolluar, pas lëshimit nga një stacion hapësinor. Raketa Long March 5B, e cila peshon 21 ton transportoi një modul në stacionin e re hapësinor të Kinës në orbitën e ulët të tokës, javën e shkuar.

Por raketa 30 metra e gjatë, arriti vetë në orbitë dhe do të bëhet një prej më të mëdhave që bën kthim të pakontrolluar në tokë.

Ekspertët thonë se pjesa më e madhe e raketave të tilla, nuk arrijnë një shpejtësi që do t’i çonte ato deri në orbitë dhe normalisht rihyjnë në atmosferë dhe bien një zonë të përcaktuar.

Shpejtësia e raketës do të thotë se po orbiton tokën çdo 90 minuta dhe po kalon në veri të New York, Madrid, Pekin, e deri në jug të Kilit dhe Wellingon në Zelandën e Re.

Sipas SpaceNews, ka të ngjarë që çdo mbetje që nuk është djegur deri në rifutjen në atmosferën e tokës do të bjerë në oqean apo në një zonë të pabanuar, por “ekziston rreziku që të dëmtojë njerëz apo prona”.

Majin e shkuar lëshimi i Long March 5B pati fazën e parë të mbërritjes në orbitë dhe pati një rikthim të pakontrolluar 6 ditë më vonë.

Ushtria amerikane tha se kishte rihyrë mbi Oqeanin Atlantik, por kjo kishte ndodhur 15-30 minuta përpara se çdo mbetje e padjegur të godiste tokën amerikane./tvklan.al







Të ngjashme