Sirenat e alarmit zgjuan mëngjesin e së dielës Kievin dhe shumë qytete të tjera ukrainase, teksa Rusia nisi një tjetër ofensivë ajrore mbi Ukrainë, si hakmarrje për sulmet e kryera prej saj gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale.

Qytetarë të shumtë nxituan të strehoheshin nëpër stacionet e metrosë, ndërsa raketat e dronët e nisur nga forcat ruse ndriçuan qiellin mbi Kiev.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se sistemet e mbrojtjes shkatërruan 43 armë ajrore të lëshuara nga Rusia, duke përfshirë 18 raketa dhe 25 dronë.

Kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha në Telegram se si pasojë e sulmeve në kryeqytet kishte vetëm dëme të vogla materiale.

Sulmet ruse nuk munguan as në rajonet perëndimore të Ukrainës, ndërsa Polonia pretendoi se një raketë ruse hyri për rreth 2 kilometra në territorin e saj.

Sipas ushtrisë polake, një nga raketat e lundrimit të lëshuara nga Rusia gjatë sulmit të natës hyri në hapësirën polake pranë qytetit të Oserdow dhe qëndroi atje për 39 sekonda.

Gjithashtu forcat polake raportuan se gjatë gjithë fluturimit raketa u vëzhgua nga sistemet e radarëve ushtarakë, ndërsa avionët polakë dhe aleatë u aktivizuan për të mbrojtur hapësirën ajrore të Polonisë. 

Varshava bëri të ditur se gjithashtu se do t’i kërkojë Rusisë shpjegime për “një shkeljen e hapësirës së saj ajrore”.

Tv Klan