Polonia do të thërrasë ambasadorin rus për incidentin e ndodhur

39 sekonda shkaktuan një alarm të madh në Perëndim mes frikës për një përshkallëzim të luftës në Ukrainë. Kaq kohë qëndroi një raketë në Poloni e lëshuar nga Rusia për të goditur objektivat në Ukrainën perëndimore.

Moska lëshoi më herët ​​rreth 20 raketa dhe 7 drone “Shahed” në rajonin perëndimor të Lviv pranë kufirit polak, por një raketë ka shkelur hapësirën ajrore të vendit anëtar të NATO-s.

Për incidentin autoritet polake do të thërrasin ambasadorin rus për shpjegime. Polonia i bën thirrje Rusisë “të ndalojë sulmet ajrore terroriste mbi banorët dhe territorin e Ukrainës, t’i japë fund luftës dhe të adresojë problemet e brendshme të vendit”, tha  zv. ministri i Jashtëm Andrzej Szejna në një deklaratë.

Rusia nisi një tjetër ofensivë ajrore mbi Ukrainë, si hakmarrje për sulmet e kryera prej saj gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale. Qytetarë të shumtë nxituan të strehoheshin nëpër stacionet e metrosë, ndërsa raketat e dronët e nisur nga forcat ruse ndriçuan qiellin mbi Kiev.

Klan News