Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ia ka faturuar qeverisë fajin e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet në Shkodër e Lezhë. Ai ishte në qytetin e Shkodrës, nga ku tha se opozita do të kërkojë dëmshpërblimin e çdo qindarke për banorët e përmbytur.

“Ne nuk do i ndahemi Sali Berishës dhe qeverisë për kompensimin deri në qindrakën e fundit të të gjithë këtyre dëmeve që nuk janë shkaktuar nga Zoti, por nga keqqeverisja e robit.  Jemi absolutisht të bindur që ishte një katastrofë plotësisht e shmangshme dhe se të gjitha reshjet dhe prurjet e ujërave ishin të kontrollueshme brenda një kufiri të arsyeshëm”, tha kreu i PS.

Rama ka kërkuar sërish dorëheqjen e Ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti dhe i ka kërkuar prokurorisë të hetojë mbi situatën e krijuar.

Tv Klan