rama biznesi_1Kryeministri i vendit Edi Rama u ka premtuar përfaqësuesve të bisnesit se qeveria është e vendosur që të respektojë çdo ligj, duke bërë të mundur kështu që edhe puna e bizneseve shqipëtare të shkojë mbarë. Në një takim me përfaqësuesit e bisnesit, ai premtoi se do të investohet shumë në zhdukjen e informalitetit në çdo biznes. Madje Rama e drejtoi hapur gishtin ndaj të pranishmëve duke u thënë qartë se nuk do të mund të operojnë më me dy bilance.

“Bilancet e dyfishta i krijoni ju. Koha e tallavasë për financat ka mbaruar. Ka mbaruar koha e tallavasë edhe për qeverinë”, tha Rama, që sipas tij bëhej që të vendosej një bashkëveprim dhe bashkëbisedim i qeverisë me këtë grup interesi. Si një faktor që do të ndihmojë biznesin shqiptar, kryeministri premtoi se do të rishihen të gjitha konçesionet.

Shqetësimit mbi taksën 15% ndaj bisnesit Rama e ka konsideruar si një detyrim të papërfillshëm nëse bisnesit nuk do ti shtohet barra e gjobave të deritanishme.

Në këtë takim është prezantuar edhe portali i ri online në të cilin do të publikohen ligjet që kanë të bëjnë me biznesin. Në të njëjtën faqe interneti do të ketë hapësira për denoncimin e abuzimeve me ligjin, reastet e korrupsionit apo edhe keq funksionimi i qeverisë.