Raportim Live
12:27, 12 Shtator 2024

Ndërpritet për 1 orë seanca plenare, përkujtohet Azem Hajdari

Është ndërprerë për një orë seanca plenare. Opozita, homazhe për 26-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.

12:20, 12 Shtator 2024

Hoti-Ballukut: Projektin në Thumanë e ndryshove për llogari të oligarkut

Deputetja e PD Elda Hoti hodhi një sërë akuzash ndaj ministres Belinda Balluku sa i takon koncesionit Thumanë-Kashar. Demokratja e cilësoi aferë galopante procedurën e ndërtimit të kësaj autostrade. Ajo renditi disa shkelje, që nga ndryshimi i afateve te kontrata e deri te izolimi i banorëve të zonës.

Lexo më shumë

12:04, 12 Shtator 2024

Balluku: I japim zgjidhje banorëve të Thumanës. Po ndërtojmë me parametrat e BE

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i ktheu përgjigje akuzave të opozitës në lidhje me rrugën Thumanë-Kashar, për të cilën ishte thirrur në një interpelancë në Kuvend.

Balluku tha se sot Shqipëria ka nisur ta ndërtojë infrastrukturën e saj rrugore me parametrat e BE.

Sipas Ballukut, nuk ka pasur asnjë ndryshim të projektit të rrugës Thumanë-Kashar. Nyjet e parashikuara në projekt, sipas zv/kryeministres janë ndërtuar.

Ajo u shpreh se është takuar me banorët e Thumanës dhe u ka dhënë atyre një zgjidhje.

“Kështu që në orët e vona apo në orët e hershme unë banorët e Thumanës, i kam takuar, i kam dëgjuar dhe i kam dhënë dhe zgjidhje. Ndryshe nga çfarë thoni ju qeveria Rama ka veshë për të dëgjuar dhe sy për të parë. Ka dëshirën për të adresuar kërkesat e komuniteteve, por sigurisht duke kuptuar mirë që interesi i një individi nuk mund të prevalojë interesat e komuniteteve apo interesat e rajoneve, apo edhe të gjithë vendit. I kemi dhënë një zgjidhje provizore banorëve të Thumanës, të cilët këtë duhet ta dish sepse the gjëra të pavërteta ndaj mirë është të sqarohesh, ka rrugë alternative dhe ajo video që vure këtu për të dëgjuar duke kopjuar liderin tënd suprem, të të sqaroj që nuk i lëviz asnjë fjalë. Është parim që të gjitha rrugët që do të ndërtohen me pagesë duhet të kenë rrugë alternative. Sot që flasim Thumana ka rrugë alternative. E di kush është kërkesa? Që rruga alternative është e gjatë dhe nuk është në gjendje të mirë dhe kjo është e vërtetë. Të gjitha rrugët alternative janë të gjata.  

Do të ketë një nyje të dedikuar në hyrje të Thumanës e cila është pjesë e projektit Thumanë-Milot që nis menjëherë. Jemi në fazën e firmosjes së kësaj kontrate. Ndërkohë në orët e vona kur takoj njerëzit dhe ti shqetësohesh për orët e vona, kemi sqaruar që në mënyrë provizore ata do të aksesojnë mbikalimin ekzistues të Gramëzës me një rampë të dedikuar që do të ndërtohet për ta në javët në vazhdim duke zgjidhur kështu deri ditën kur do të kemi rrethrrotullimin dhe mbikalimin në zonën e hyrjes së Thumanës dhe atëherë do të pushojë të kemi zgjidhjen provizore”, tha Balluku… Lexo më shumë

11:23, 12 Shtator 2024

Përfundon interpelanca me Kryeministrin Edi Rama për transportin e mbetjeve të rrezikshme. Kreu i qeverisë largohet nga salla e Kuvendit.

Ndërkohë, seanca vijon me interpelancën tjetër, me zv/Kryeministren Belinda Balluku, për rrugën Thumanë-Kashar.

11:22, 12 Shtator 2024

11:22, 12 Shtator 2024

11:21, 12 Shtator 2024

Rama nuk përmbahet ndaj Bardhit: Kokën lart, gojën hapur, ekspertizën brenda!

Ka përfunduar interpelanca mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit të PD Gazment Bardhi. Në mbyllje të fjalës së tij nga foltorja, Rama ironizoi demokratin sa i takon asaj që u diskutua si ‘ekspertizë e mbetjeve të rrezikshme’.

Lexo më shumë

11:20, 12 Shtator 2024

Bardhi i lexon Ramës komunikimet në Sky ECC: Si ta quajnë drejtorin e Policisë Shkodër?

Vijon interpelanca mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe demokratit Gazment Bardhi, lidhur me skandalin e mbetjeve toksike. Bardhi deklaroi nga foltorja se kryeministri nuk i dha përgjigjie pyetjes kryesore për mbetjet, duke shtuar se eksporti i tyre është kryer pa autorizim nga vendi pritës.

“Ti nuk dhe përgjigjie për pyetjen ekzistenciale. Ku shkon kjo mbetje e rrezikshme? Kush e përpunon? 2800 ton “Kurumi ia ka shitur në dy muaj kompanisë “Sokolaj”. Ku kanë shkuar mbetjet, deri tani dijmë 800 ton që po kthehen nga Tajlanda në Portin e Durrësit. Gjysmën e fjalimit ia kishte shkruar Belinda, gjysmën Kumbaro dhe ky lexonte dhe ishte në kontradiktë. Jo zotëri nuk lejohet transporti, eksporti pa autorizim nga vendi pritës. Ti nuk kishte leje nga vendi pritës, prandaj në këtë procedurë përfshihet një autorizim nga Ministria e Mjedisit. Ke marrë ndonjë veprim ti kundër Kurumit?! Kësaj kompanisë “Sokolaj” ça i ke bërë ti kësaj, që e çon kokainën për miell? Si vjen  e thua e kanë fajin ata? Nëse s’di ça duhet ik mor zotëri se nuk je për këtë punë!”Lexo më shumë

11:14, 12 Shtator 2024

Mbetjet toksike, Rama: Porti i Durrësit, i sigurt. Së shpejti do kemi aty edhe portin e NATO-s

Në interpelancën për mbetjet toksike, kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje akuzave të opozitës. Ai tha se Porti i Durrësit është port i sigurtë dhe kjo është përcaktuar nga autoritete europiane përmes inspektimeve dhe certifikimeve.

“Vijmë tek ajo që goja shumë tellallëshe ka marrë të mirëqenë në fillim për tu nxirë shqiptarëve pamjen dhe për tu hequr pinin sipas dëshirës duke thënë që së shpejti mbetjet e dyshuara do vijnë në Shqipëri bashkë me fundin e botës sepse do shpërthejnë bombat me oksid hekuri dhe me pluhur zinku, sepse për sytë me shtatë penxhere dhe për gojën shtatë kanatëshe shteti shqiptar apriori pa asnjë verifikim është në çdo rast fajtor nga koka deri të këmbët, por janë fajtor edhe shqiptarët sepse ata në shumicë e mbajnë në krye me votë një regjim kriminal dhe kjo lidhet me çdo rast papërgjegjshmërie individuale, tentative private për paligjshmëri, apo qoftë me dyshime që lidhen me operatorë të caktuar në treg...Lexo më shumë

11:12, 12 Shtator 2024

Mbetjet toksike, Rama: Deklarimi i tyre, detyrim ekskluziv i eksportuesit ose importuesit

Kryeministri Edi Rama zhvillon këtë të enjte një interpelancë ku i përgjigjet pyetjeve të opozitës në lidhje me mbetjet toksike. Sipas tij ligji dhe konventat ndërkombëtare ia ngarkojnë ekskluzivisht eksportuesit dhe importuesit deklarimin e ngarkesës si mall i rrezikshëm apo jo. Prandaj sipas tij është absurd pretendimi, të cilën ia ngarkon këtë përgjegjësi institucioneve publike.

“Në çdo rast konventat ndërkombëtare parashikojnë qartësisht se deklarimi i ngarkesës si mall i rrezikshëm apo mbetje e rrezikshme është detyrim ekskluziv i eksportuesit apo importuesit. Çka duhet të evidentohet përmes dokumentacionit shoqërues të marrë nga prodhuesi, analizat dhe autorizimet bashkëlidhur. Edhe në këtë rast dhe edhe në rast se eksportuesit kanë kryer ndonjë mashtrim, nuk janë politikanët dhe aq më pak janë tellallët e penxhereve dhe tenxhereve të politikës së Tiranës që mund të ndajnë zbatimin e ligjit nga shkelja e tij. Janë organet hetimore ligjzbatuese të cilat si gjithnjë ne i mbështesim pa kushte sepse për ne janë institucione të drejtësisë, nuk janë sipas oreksit institucionet e drejtësisë apo organizata kriminale në të njëjtën kohë. Është tërësisht absurd pretendimi që përgjegjësitë e qarta të cilat ligji dhe konventat ndërkombëtare ia ngarkojnë ekskluzivisht subjekteve prodhuese, përpunuese, depozituese dhe eksportuese të thashemnohet ligësisht si përgjegjësi administrative e institucioneve publike”, tha Rama…Lexo më shumë

8:47, 12 Shtator 2024

Kuvendi në seancë plenare, mbyllet interpelanca Rama-Bardhi

Kuvendi në seancë plenare, mbyllet interpelanca Rama-Bardhi

Nisur nga temat që do diskutohen, por edhe aksionit parlamentar prej të cilit opozita nuk heq dorë, seanca plenare e kësaj të Enjteje pritet të jetë e “nxehtë”.

Punimet e Kuvendit nisin në orën 10:00. Fillimisht sipas rendit të ditës do të mbahet interpelanca mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit të PD Gazment Bardhi. Ky i fundit ka një sërë pyetjesh për numrin një të qeverisë sa i takon mbetjeve toksike.

Më tej, do diskutohet mandati i deputetes Olta Xhaçka, pasi Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar dërgimin e mocionit të çështjes në fjalë.

Përballë eksponentëve të PD do jetë edhe ministrja Belinda Balluku, sa i takon ndërtimit të aksit rrugor Thumanë-Kashar dhe protestave të banorëve të zonës.

/tvklan.al