Deputetja e PD Elda Hoti hodhi një sërë akuzash ndaj ministres Belinda Balluku sa i takon koncesionit Thumanë-Kashar. Demokratja e cilësoi aferë galopante procedurën e ndërtimit të kësaj autostrade. Ajo renditi disa shkelje, që nga ndryshimi i afateve te kontrata e deri te izolimi i banorëve të zonës.


“Sot pranuat nga PPP në koncesion me procedurën e 2018-ës, e le me zë dhe figruë një provë që do e dorëzojmënë SPAK. Projekti ka 4 nyje, e ke te dokumenti standard, tenderi! Ja ku e ke zonjë. Ti më duket nuk je qartësuar edhe nga takimi me banorët që ta kanë shpjeguar. Janë përballur me dhunën e ushtruar nga Policia, ne kemi qenë atje. Ju punoni gjatë, sa bëje xhiro në makinë, të shkoje te banorët se nuk u dole as kur të erdhën para Parlamentit. Projekti kishte nyje në Thumanë, por e ndryshove për llogari të oligarkut të radhës. Nuk prisja të bëje transparencë, pasi transparenca do ju çonte në burg. Kjo është kontratë e hapur korrupsioni! Tipike e qeverisë Rama, nuk ka qëllim ofrimin e shërbimin e qytetarëve. Është një aferë që do u kushtojë qytetarëve 1.3 mld euro në 35 vitet e ardhshme. Është rrugë fushore, kjo kompani do fitojë 800 mln euro, të vjedhura nga xhepat e qytetarëve.

-Pas lidhjes së kontratës në Tetor 2018, duhet ta çonte në Këshill Ministrash, gjë që nuk e bëri.

-Urdhri për anulimin e procedurës pas kontratës, i paligjshëm.

-Vendimi i Gjykatës Administrative e urdhëronte ministren të përcillte kontratën në Këshill Ministrash. Bëri negociata të paligjshme me koncesionarin duke rritur dhe afatin e kontratës.

-Ligji për Konçesioniet e përcakton se kontrata nuk mund të ndryshojë kriteret thelbësore të përcaktuara në dokumentacionin e tenderit.

-Izolimi i Krujës, Fushë-Krujës dhe një pjese të mirë të Kurbinit si dhe pagesa te trau është kriminale dhe e turpshme!

-Nuk ka nyje në Thumanë, ashtu siç Balluku ka premtuar.

-Autostrada në kolaps, nuk ka studim, nuk është hartuar një projekt për t’u dhënë zgjidhje problemeve.

-Në 2017-2018, ministri Gjiknuri e kalon për miratim projektin në Ministrinë e Financave, në Prill 2018 shpallet procedura për dhënien me koncesion për 13 vite.

/tvklan.al