“Nga sot mjekët me pagë 40% më të lartë”

Bebet e para që kanë ardhur në jetë në minutat e para të 2021 janë dy vajza dhe për Kryeministrin, që edhe këtë vit nuk ka hequr dorë nga tradita e vizitës në 1 Janar në maternitetin Koço Gliozheni, ky është ogur i mirë.

Stafit mjekësor u kujton që prej ditës së sotme pagat e tyre do të jenë më të larta.

Prej dy vitesh të gjithë fëmijët që lindin në Shqipëri, por dhe ata që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen si shtetas shqiptarë përfitojnë bonusin e bebes prej 400 mijë lekësh e që dyfishohet për fëmijën e dytë dhe trefishohet për të tretin. Që prej miratimit të këtij ndryshimi janë të regjistruar 34 fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes.

Tv Klan