Kryeministri Rama e pranon dallimin që ka hapja e negociatave të menjëhershme dhe caktimi i një date për çeljen e tyre pas 12 muajsh, por këmbëngul se është ndryshim formal pasi në të dyja rastet, vendit i duhet një periudhe pergatitore.

Nuk kemi humbur 12 muaj, por kemi 12 muaj punë që do të bëheshin edhe me hapjen e negociatave.”

Kreu i qeverise përsërit se nuk ka kushte të reja për Shqipërinë.

“Mua më vjen sinqerisht për të qeshur, por dhe për të qarë kur dëgjoj të thuhet se Europa kë vënë 13 kushte, Europa ka vënë 12, 7 kushte. Europa nuk ka vënë faktikisht asnjë kusht, thjeshtë ka nënvizuar të gjitha kushtëzimet që ka procesi në këtë fazë.

Qeshëm me kryeministrin e Malit të Zi, sepse po diskutonim për 5 prioritetet dhe tha: prit, prit se ne jemi brenda negociatave dhe tani kemi 94 kushte dhe kur të mbarojnë këto do të dalin 124 të tjera. Është gjëja më normale për këtë proces. Këtu nuk është fjala për kushte speciale, është çështja e përputhshmërisë së shtetet tonë me organizmin e një vendi anëtar të BE. Pra është sinkronizim i të gjithë elementëve për t’i bërë të dy organizmat një. Për t’i bërë dy sisteme që të flasin me njëri-tjetrin.

Rama thotë se Shqipërisë i është kërkuar nga BE, pavarësisht se nuk ka munguar vlerësimi pozitiv, shumë më tepër se vendeve fqinje të përfshira në këtë proces. Ndërsa pranon se dhe kushti që ju vendos Maqedonisë për të ndryshuar emrin ishte një kosto shume e larte për këtë shtet.

Në një takim të organizuar për të falenderuar strukturat e ministrisë së Jashtme të përfshira në procesin e integrimit Rama shpërndau 4 medalje mirënjohje për 4 ambasadoret tanë të akredituar në 4 shtetet që kishin në duar “fatin” e negociatave për Shqipërinë Franca, Holanda, Gjermani dhe Belgjika. Pasi sipas kryeministrit dhe ministrit të jashtëm kanë përballuar dhe peshën më të madh të procesit të lobimit.

Tv Klan