Deri në fund të Majit Veliera, vepra arkitektonike në hyrje të Portit të Durrësit do të përfundojë, ose të paktën ky është afati që ju ka vendosur kryeministri inxhinierëve zbatues.

Punimet në këtë vepër publike u bllokuan me vendim të gjykatë në 2017 pasi prekte zonën arkeologjike të Durrësit, por 2 vite më vonë sekuestro u hoq po me vendim të kësaj gjykate.

Të gjitha këto për kryeministrin janë vonesa të kota që kanë penguar sipas tij një kryevepër arkitektonike si kjo.

Gjatë paradites në Durrës kryeministri inspektoi dhe dy investime të tjera në bashkinë e këtij qyteti atë për Qendrën Kulturore të Fëmijëve që ka përfunduar si dhe punimet për parkingun multifunksional që po ndërtohet për t’i dhënë zgjidhje trafikut që gjatë sezonit të plazhit kthehet në një makth për qytetin.

Tv Klan