Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para Asamblesë së Partisë Socialiste ka folur për Reformën në Drejtësi. Sipas Ramës, Partia Socialiste është e vetmja forcë që ka reformuar sistemin e drejtësisë, ose siç e quajti ai korporatën më të madhe në vend.

Kreu i qeverisë shtoi se drejtësia tani është futur në një reformë që po jep frytet e saj të para, pranoi që qytetarët kanë ende vështirësi për të gjetur drejtësinë, por premtoi se më vonë do arrijnë ta kenë atë.

 “Sot drejtësia si drejtësi në sensin e sistemit të drejtësisë është një kantier ku punohet, ku ka plot akoma rrëmujë, ku ka plot pisllëk, ku ka plot ende për të përfunduar, por ku për herë të parë, që nga ndryshimi i sistemit janë vendosur themelet, e një sistemi drejtësisë që do t’u japë mundësinë fëmijëve tanë që nesër të mos e pësojnë si ata që ishin fëmijë apo lindën në 1990 dhe që sot janë bërë burra e gra dhe nuk e kanë një siste, drejtësie të drejtë. Nuk mjafton as vullneti dhe as vizioni, apo ligjvënia, por shumë më tepër se kaq. Duhet kohë”, tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë u shpreh se ata që duan drejtësi të mbështesin sot Partinë Sociaiste dhe nesër nuk do të kenë vështirësi.

Patjetër që nuk është ende aty ku e presim, në pozicion është një ferishte që po përpëlitet në pelenat e përgjakura të një lindjeje të vështirë, ama kujt i shkonte mendja dhe kush tjetër mund ta bënte, se do vinte dita në vend që korporata më e madhe antishtet, fitimprurëse nën kostumin e shtetit, në paprekshmërinë e vetë, do të çmontohej dhe një pastrim kaq masiv do të fillonte dhe do të materializohej para syve tanë, askujt.

Dhe kjo është arsye për të kuptuar se kush do drejtësinë nesër duhet të mbështesë PS. Dhe mjafton të dëgjojnë Lulin, Saliun, Monikën, edhe pse Luli bën ça i thonë këta tre të tjerët për të kuptuar që me ne në krye ka shumë vështirë, por nesër do të ketë drejtësi, me ta në krye do të ketë gjithmonë vështirësi”, shtoi kreu i qeverisë./tvklan.al