“Do të përmirësojë cilësinë e jetës në gjithë rajonin”

Mundësitë që krijon lëvizja e lirë mes vendeve të rajonit, që është pagëzuar si inisiativa e mini-Shengenit Ballkanik, për Kryeministrin Rama përkthehet në cilësi më e mirë jete për fëmijët, çka vendet e Ballkanit iu kanë borxh.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të Kosovës dhe Bosnje – Hercegovinës në një takim të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në shtëpinë e Europës në Tiranë, Rama përsëriti rëndësinë që ka që të ecet përpara pavarësisht historisë që ka karakterizuar rajonin tonë.

“Ja kemi për borxh fëmijëve tanë, që të kemi një vend të ri në Ballkanin Perëndimor, aty ku cilësia e jetës sonë së bashku nuk do të matet nga sa shumë ne pajtohemi me njëri-tjetrin, por deri në çfarë mase ne nuk biem dakord. Ne do krijojmë një hapësirë ku mosmarrëveshjet nuk janë deklarata përpara luftërave, gjakderdhjeve, por janë pjesë e hapësirës ku ne nuk jemi të detyruar që të biem dakord për çdo gjë, thjesht jemi të detyruar të gjejmë një mënyrë për të mos rënë dakord. Nga mosmarrëveshjet ne mësojmë më shumë për njëri-tjetrin”.

Si shembull për të treguar se kundërshtarët nuk duhen parë si armiq, Kryeministri përmendi vetë kryetaren e këshillit Majlinda Bregut , ish-ministre e Partisë Demokratike.

“Faleminderit e dashur armike që ke ardhur këtu si mike. Të gjithë armiqtë e mëparshëm mund të kujtojnë të shkuarën, por duhet të shohin tek e ardhmja”.

Duke folur për temën e takimit ‘Përshpejtimi i konkurrencës dhe inovacionit në Ballkanin Perëndimor’, Rama foli për projektin e qeverisë së tij për të digjitalizuar 95 përqind të shërbimeve publike.

Tv Klan