Vetëm të dielën u dhanë ushqime për 5848 raste

Numri i familjeve që kanë marrë ndihma gjatë këtyre ditëve janë mbi 100 mijë sipas Kryeministrit Edi Rama, që ka publikuar në një postim në rrjetet sociale, pamjet e shpërndarjes së ushqimeve për familjet në nevojë dhe për pensionistët.

Vetëm këtë të diel, sipas Ramës janë ndihmuar 5848 familje.

“Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, pa pushim deri në fund të luftës”, shkruan Rama.

Tv Klan