Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me Zëvendës kancelarin gjerman, Robert Habeck, ishin oratorët kryesorë në ndarjen e çmimit të Karlit të Madh në Gjermani. Kreu i qeverisë shqiptare mbajti dhe një fjalim.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Karli i Madh luajti një rol kyç në formësimin e historisë së Evropës, ai propozoi shkëmbimin kulturor. Arma më e fuqishme që na është vënë në dispozicion, arsimimi, diversiteti duhet ta mirëpresim më shumë se sa ta kemi frikë. Evropa ka mësuar të jetë më shumë vetëkritike se lëvduese për civilizimin e saj. Një frymë shkatërruese ka hyrë në mendjet e njerëzve, armiqësi ndaj pikëpamjeve ndryshe, prirja censuruese të dukshme. Në botën tonë, t’i lësh mbresë atyre që mendojnë njësoj shkakton debatin deri në pikën shkatërruese.

Në kushte të tilla në të cilat ndodhet Europa, kryeministri shqiptar shprehu krenarinë që vjen nga një vend si Shqipëria, që sipas tij është shembull i tolerancës.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Jam mjaft me fat që vij nga një vend që krenohet me frymën e vjetër të tolerancës, me bashkëjetesën e besimeve fetare. Vetë Shqipëria dhe shqiptarët njihen si të drejtë mes kombeve në një kohë kur njerëzimi po shkatërrohej kudo. Për shqiptarët, toleranca nuk është vetëm një shkatërrim pasiv. Të tolerosh, ashtu siç shkruante Gete, është të fyesh, teksa thoshte se toleranca duhet të jetë e bazuar në respekt, përndryshe mbetet sipërfaqësore.

Që nga viti 1950, çmimi i Karlit të Madh i është dhënë individëve dhe institucioneve të rëndësishme në Europë. Ndër fituesit janë dhe figura të tilla si presidenti ukrainas, Volodimir Zelesnky, presidenti francez, Emmanuel Macron apo Papa Françesku.

Klan News