Policia e Tiranës ka sekuestruar me vendim gjykate pasuri me vlerë 300 mijë Euro që i përkasin 42-vjeçarit Gj. (Sh) Ll.

Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës bën me dije se dyshohet që pasuritë të jenë përfituar nga trafiku i drogës.

Konkretisht u sekuestruan një makinë, një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë. Vlera e të gjithave shkon në 300 mijë Euro.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Gj. (Sh.), Ll., të cilin autoritetet italiane e kanë dënuar me burgim, për trafikim lëndësh narkotike në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim.    


Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Start”, gjatë të cilit u sekuestruan pasuri me vlerë rreth 300.000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në emër të shtetasit Gj. (Sh.), Ll., 42 vjeç, dhe të familjarëve të tij.

Në zbatim të këtij vendimi u sekuestruan një automjet, një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë, vlera e të cilave arrin rreth 300.000 euro.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Gj. (Sh.), Ll., të cilin autoritetet italiane e kanë dënuar me burgim, për trafikim lëndësh narkotike në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë.