Pep Guardiola shkruajti edhe një tjetër faqe në librat e historisë. Për herë të katërt radhazi, Manchester City ngriti lart titullin kampion në Premier League, ecuri që padyshim ka ndikimin e teknikut spanjoll. Guardiola feston kështu titullin numër 12-të në karrierë në 15 sezonet, duke rritur rekordin personal në këtë aspekt.

Me 6 tituj kampion me Cityn, 3 me Barcelonën dhe 3 me Bayer Munich, spanjolli ka një ecuri fenomenale. Tashmë, timonieri i kampionëve të Anglisë është vetëm i katërti trajner që ka fituar 6 tituj në ligën angleze. Më mirë se ai ka bërë vetëm Sir Alex Ferguson me 13 tituj, ndërsa në rast të një qëndrimi sërish në “Etihad Stadium”, do të kishte mundësi për të thyer 6 trofet e Premier League fituar nga Xhorxh Ramsaj dhe Bob Paislej.

“Kemi bërë diçka të pabesueshme. Skuadra më befasoi, është një klub i jashtëzakonshëm dhe i ndërtuar siç duhet. Të kënaqur për mënyrën se si ne garuam në fushën e lojës gjatë gjithë sezonit në të gjitha sfidat”.


Përgjatë qëndrimit të Guardiolës, Manchester City ka qenë një makineri fituese, pasi ka triumfuar në 4 Kupa të Ligës, 2 Superkupa dhe 2 Ef ej Kap, turne që do luaj edhe finalen e këtij sezoni kundër Manchester Junajtid. Spanjolli fitoi në arenën ndërkombëtare edhe Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube.

Klan News