“95 përqind e shërbimeve merren online”

Timonin për të qeverisur shqiptarët edhe për një mandat të tretë, Kryeministri Rama e kërkoi për të vijuar revolucionin dixhital, për të cilën tha se në 8 vite u mundësua 95% e dhënieve të shërbimeve e licencave online.

Krahasimin e bëri me kundërshtarët e tij, teksa kujtoi kalvarin e radhëve dhe korrupsionin në sportelet e administratës. Kampion të korrupsionit renditi LSI-në, duke sjellë në vëmendje procedurën që ndiqej për marrjen e dëshmisë së penalitetit.

Timonin që i besuan katër vite më parë, e kërkon sërish, duke folur në emër të të ardhmes së fëmijëve.

Si pjesë të dixhitalizimit, Rama premtoi se monitorimi në rrugë do të bëhet vetëm online, dhe se policët do të jenë aty vetëm në rast krimi apo aksidentesh.

Tv Klan