Pas QSUT-së një tjetër spital rajonal, ai i Fierit tashmë ka repartin e ri të trajtimit të kancerit.

Mundësia e ofrimit të këtij shërbimi dhe rimbursimi i plotë i herceptinës edhe në këtë spital për kryeministrin Edi Rama ishin jo vetëm një sfidë për qeverinë por edhe një premtim i mbajtur.

Për pacientet që kurohen me këtë medikament  reparti i ri në Spitalin e  Fierit është një lehtësi që u vjen në ndihmë.

Investimi i bërë nga qeveria ka prekur njëherazi të gjitha shërbimet që ofron ky spital.

Bluzave të bardha nuk harroi ku kujtoi shpërblimin e qeverisë që do të materializohet në muajin mars me buxhetin e vitit të ardhshëm.

Ndërsa qytetarëve që në jo pak raste ankohen për mungesën e barnave në spitale u kujtoi se medikamentet e rimbursuara i kanë të afishuara në këto korniza dhe për çdo nevojë të mos hezitojnë të denoncojnë.

Vetëm gjatë këtij viti në spitalin e Fierit janë investuar rreth 1 milionë Euro në pajisje ekzaminuese dhe intervenuese bashkëkohore duke iu shërbyer në këtë mënyrë 300 mijë banorëve të këtij qarku.

Tv Klan