50 minuta takim me Kryeparlamentarin Ruçi

Kryeministri Edi Rama ka nisur konsultimet për emrin e ri të Ministrit të Brendshëm, që do të ulet në karrigen e lënë bosh pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt. Gjatë mesditës, kreu i qeverisë u takua me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, me të cilin ka pasur një bisedë që zgjati rreth 50 minuta.

Janë disa emrat që qarkullojnë si kandidatë për postin e Ministrit të Brendshëm, por gjithsesi mbetet për t’u parë se cilin do të përzgjedhë Kryeministri Rama.

Nuk dihet ende nëse Ministri i ri i Brendshëm do të jetë një prej deputetëve socialistë, apo kreu i qeverisë do ia delegojë detyrën një prej 4  Zv/Ministrave të Brendshëm. Kjo për shkak edhe të precedentëve të mëparshëm me Presidentin Meta, i cili ka refuzuar disa herë dekretimin e ministrave të qeverisë.

Tv Klan