Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit ka bërë bilancin e Operacionit Forca e Ligjit dhe ka komentuar vrasjet në Shqipëri. Rama tha se OFL ka sekuestruar 1713 pasuri dhe ka referuar në SPAK 223 raste.

Ka vijuar intensivisht lufta kundër krimit të organizuar. Kulmi i kësaj lufte ka qenë veprimtaria e OFL, që aktualisht numëron sekuestrimin e 1713 pasurive dhe referimin në SPAK të 223 rasteve. Ndërkohë, 103 anëtarë të organizatave kriminale janë arrestuar dhe janë 30 grupe të goditura, si dhe 628 pasuri të sekuestruara”, u shpreh Rama.

Më tej kreu i qeverisë ka komentuar dhe numrin e vrasjeve në Shqipëri duke thënë se tashmë ka më pak të vrarë se disa vite më parë.

Nga ana tjetër, edhe këtë vit numri i vrasjeve me dashje vijon të jetë në rënie, janar-nëntor 2020 ishin 45 vrasje, 7 më pak se vitin e kaluar. Në vitin 2012 kemi pasur 126 vrasje, sot kemi 2.5 herë më pak. Nëse i referohemi mesatares së disa viteve përpara se sa të merrnim detyrën, jemi gjysmë për gjysmë. E keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund, por nga një vend ku kishte mesatarisht 1 vrasje në çdo 2-3 ditë, kemi një vend që po stabilizohet pranë mesatares së BE”, theksoi Kryeministri./tvklan.al