rama per koncesionet

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Rama u shpreh i vendosur për të vazhduar partneritetin publik-privat si një nga mënyrat për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve dhe ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryeministri u shpreh se ndryshe nga qeveria e kaluar që nënshkroi 161 kontrata koncesionare një pjesë e të cilave në dëm të shtetit, në 2 vjet të qeverisë së tij janë firmosur 14 kontrata koncesionare të bëra me studime, oponencë dhe duke parë interesin e publikut.

Duke u ndalur tek nisma më e fundit e Ministrisë së Financave për t’ia besuar ngritjen e një sistemi online  të raportimit të TVSH-së një kompania private, Kryeministri tha se qeveria ka bërë një zgjedhje që nuk rëndon mbi publikun dhe që do të sjellë më shumë të ardhura në arkën e shtetit.

Edhe vonesën në nënshkrimin e marrëveshjes koncesionare për “Rrugën e Arbrit”, Kryeministri e argumentoi me këmbënguljen e qeverisë për të mbrojtur interesin publik.

Kreu i qeverisë tha se në bashkëpunim me sektorin privat qeveria do vazhdojë ndërtimin e shkollave, rrugëve dhe ngritjen e shërbimeve të tjera me parimin për të mos ngarkuar qytetarin.

Tv Klan