Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimeve që ka pasur në Brukes gjatë ditës së sotme.

Në një postim në mediat sociale, teksa ka shpërndarë disa nga fotot e takimeve me liderët e BE, Rama shkruan se ka qenë një ditë pozitive e produktive.

Po ashtu kreu i qeverisë shton se ka pasur drejtpërdrejta me miqtë në Bruksel dhe ka dëgjuar vlerësime shumë të mira për Shqipërinë.

Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë”, shkruan Rama.

Ky reagim i Kryeministrit vjen pas takimeve që ka pasur me Ursula von der Leyen, Josep Borrell, Oliver Varhelyi dhe David Sassolin. Rama bashkë me një delegacion ishin sot në Bruksel në takimin e 11 të Këshillit të Stabilizim Asociimit./tvklan.al