Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke u kërkuar studentëve që të ulen të dialogojnë për kërkesat e tyre.

Ai shpreh lutje ndaj tyre që të pranojnë takimin me të në mënyrë që të zgjidhin problematikat e krijuara.

Kryeministri Rama thotë se nuk e kupton logjikën e studentëve që kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.

“Një vajzë sapo tha s’duam të lutemi (në fakt lutem unë:-)po duam të na plotësohen 8 pikat pa dialog! Dmth s’duam të bisedojmë për kërkesat tona, po duam të bërtasim deri në plotësimin e tyre!Në cilën familje ecën kjo logjikë?Në familjen tonë të madhe jo njëherë, prandaj DIALOG”

, shkruan Kryeministri në Twitter.

Kjo është hera e dytë gjatë ditës së sotme deri më tani që Kryeministri Edi Rama reagon në rrjetet sociale duke kërkuar dialog me studentët, të cilët deri më tani refuzojnë çdo thirrje të tij. /

tvklan.al