Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një takim elektoral në Shkodër, ka thënë se këtë qytet po e mban ende peng Enver Hoxha, pasi qytetarët sipas tij luftojnë ende komunizmin që nuk ekziston.

Më tej Rama tha se PD e Shkodrës, që sipas tij nuk lejon zhvillimin në qytet, shpalli tradhtare Jozefina Topallin. Por sipas Ramës, Topalli nuk është tradhtare dhe as shoqja e tij.

Shkodrën e mban peng Enver Hoxha, akoma sot me hijen e tij. E mban peng me atë që quhet Partia Demokratike e Shkodrës. Vetëm hija e Enver Hoxhës në tru mund të shpallte Jozefina Topallin tradhtare në PD. Jozefina Topalli nuk është shoqja ime, nuk ka asnjë lidhje me atë që unë dua të shikoj tek një grua që mund të përfaqësojë Shkodrën.

Po të shpallet tradhtare? U marrtë e mira që keni 30 vite që luftoni komunizmin, cilin komunizëm po luftoni. Unë komunisti dhe Sali demokrati (Qesh). Ej a jeni në vete, a jeni në tru të kokës, a ju ka ikur mendja dhe nuk do të ktheheni akoma. Kush është komunist këtu?”, tha ndër të tjera Rama./tvklan.al