Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria është vlerësuar me një çmim të veçantë për ofrimin e shërbimeve elektronike në një forum të mbajtur në Porto të Portugalisë.

Sipas tij, Shqipëria është vlerësuar me certifikatën e meritës për programin e mbrojtjes së veçantë, për gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të mitur, për të cilat shteti mbulon kontributet e sigurimeve shoqërore.

Në këtë aktivitet u vlerësua Instituti i Sigurimeve Shoqërore për dixhitalizimin dhe përfitimin e shërbimeve online

Rama thotë se Shqipëria u dallua me shërbimet e saj mes 26 shteteve.

Tv Klan