Platformën për bashkëqeverisjen, Kryeministri e ofron si urë komunikimi edhe me studentët, një pjesë prej të cilëve vazhdojnë protestën, tanimë brenda universiteteve. Për çdo paqartësi që kanë lidhur me vendimet e Këshillit të Ministrave, Rama i lajmëron se do të ketë një dritare virtuale të dedikuar për ta.

Në takimin e përjavshëm me koordinatorët e kësaj platforme u prezantuan raste të reja të çështjeve të adresuara pas zvarritjeve disa vjeçare në sportelet e administratës. Një prej tyre erdhi nga Mati për vonesën 8-vjeçare të dëmshpërblimit të shtëpisë së dëmtuar nga rrëshqitja e tokës. Ai pohoi se i ishin kërkuar dhe para nga një kandidat për deputet, por zgjodhi të mos përmendi emra.

E ardhmja e atyre që abuzojnë me detyrën, Rama siguron se janë dyert e organeve të drejtësisë, ndaj ai nxit qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast të tillë.

Tv Klan