Veç pakënaqësisë për punonjësit e administratës që kanë sorollatur për dëmshpërblimin për lopët e prekura nga dermatoza modulare në 2015 këtë qytetar, Kryeministri gjen rastin të shfry mllefin e tij dhe për të tijtë.

Gjatë takimit të bashkëqeverisjes me banorë të Hasit dhe shpërndarjen e kartave të reja të anëtarësimeve në Kukës, Rama premton dhe nisjen e fluturimeve në aeroportin e Kukësi, vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Në të dy takimet, Rama është pritur me protesta, por në nisje të takimit të Kukësit, protestuesit hodhën flakadanë dhe shashka. Protestuesit që mbanin në duar flamuj të Partisë Demokratike, kreu i qeverisë i etiketoi kur fliste për tarifën në Rrugën e Kombit.

Gjatë të mërkurës, në Kukës do të zhvillohet dhe mbledhja e kabinetit qeveritar, ku Rama premton se do të miratohet dhe fondi për ndërtimin e stadiumit të këtij qyteti.

Tv Klan