Celtic bie pas 10 vitesh, tifozët pushtojnë rrugët

Rangers është zyrtarisht kampion i Skocisë. Skuadra e Steven Gerrard prishi dominimin e Celtic dhe pas 10 vitesh mungesë ka arritur të ngjitet në majën e futbollit vendas.

Fitorja 3-0 përballë Saint Mirror dhe barazimi 0-0 i Celtic në transfertën e Dunde ka bërë që të shpërthejë festa në kampin e Rangers.

Qindra tifozë të saj kanë dalë në rrugët e qytetit për të festuar titullin kampion numër 55 në histori. Mes flakadanësh dhe pa respektuar asnjë masë anti-covid, tifozët e Rangers i janë gëzuar suksesit historik në një vit aspak të zakontë.

Rangers e fiton matematikisht titullin, pasi numëron 20 pikë më shumë se Celtic.

Klan News