Raporti i CIA: Si u kthyen në gurë ushtarët rusë

Raporti i CIA: Si u kthyen në gurë ushtarët rusë

08:48 22/02/2017

Një raport top sekret i CIA –s deklaron se një trupë ushtarësh rusë shkatërruan një UFO e më pas “u kthyen në gurë nga alienët që mbijetuan.”

Dokumenti, tashmë i deklasifikuar, pretendon se 23 ushtarë u vranë nga 5 alienë që ndodheshin në një disk fluturues, në një përballje të ndodhur në Siberi, në vitin 1993.

Dokumenti, që gjendet në faqen zyrtare në internet të CIA –s, është përkthim i një raporti të publikuar në një gazetë ukrainase. Kjo e fundit raporton për një dosje prej 250 faqesh të KGB –së për një sulm alien, që përfshin fotografi dhe dëshmi.

Sipas raportit, një objekt fluturues u shfaq mbi njësinë ushtarake që trajnohej në Siberi. Në të thuhet se 5 humanoidë shtatshkurtër me kokë të madhe e sy të mëdhenj të zinj dolën prej saj. Vetëm 2 ushtarë thuhet se i mbijetuan kësaj përballjeje.

Në raport shkruhet se 5 qenie dolën nga anija e rënë në tokë dhe u bashkuan në një, duke formuar një top drite që më pas shpërtheu dhe shndërroi 23 ushtarë në gurë.

Duke iu referuar raportit të KGB, thuhet gjithashtu se ushtarët që mbetën gjallë u transferuan në një institut sekret kërkimor pranë Moskës.

Një përfaqësues i CIA –s, në fund të raportit shkruan se nëse të dhënat e KGB janë reale, kjo është një çështje tmerrësisht kërcënuese.

“Alienët kanë armë dhe teknologji përtej imagjinatës

tonë”,  shprehet ai./tvklan.al
Të ngjashme