Modelja braziliane Lais Ribeiro është e përzgjedhura e “Victoria’s Secret” Fashion.   Ajo do të mbajë në sfilatën e vitit, të brendshmet “Fantasy”, që  kushtojnë 2  milionë dollarë.

Ky është momenti emocionues kur modelja ka mësuar lajmin.

“Kurrë  nuk  kam  qarë  kaq  shumë  në  jetën  time. Eshtë  kaq  emocionuese,   Nuk po e besoj dot .” 

Përzgjedhja e saj është  një  vlerësim  shumë i  madh nga  shtëpia  e  modës  për  27 -vjeçaren.  Bukuroshja thotë se e arriti këtë falë punës që ka bërë për shumë  vite. Modelja shprehet se askush nuk mund të besonte që një vajze nga një qytet  i  vogël i Brazilit do të  arrinte  deri këtu. Sfilata do të zhvillohet në Shanghai, ku  Lais  Riberio do të shfaqet me e bukur se kurrë.

Këtë vit ekskluzivitetin e të brendshmeve “Fantasy” për Victoria’s Secret e  ka  argjendari Mouawad.  Gjithçka është e  mbuluar nga diamantet e verdhë dhe blu  18 karat, përmbajnë 6000 gurë të çmuar dhe janë dashur 350 orë për t’i dizenjuar.

Klan Plus