Në ndeshjet e një nate më parë të Champiojs League sfida më interesante, ajo mes Real Madrid  dhe Tottenham përfundoi në barazim 1-1.

U vendos gjithçka në pjesën e parë të takimit. Fillimisht shënoi autogol Varane e më pas barazoi me 11-metërsh Ronaldo. Pjesa e dytë u shërbeu skuadrave për të ruajtur këtë rezultat. Në fakt për Realin ishte dështim ky barazim në Bernabeu, ndërsa goli i shënuar në fushë kundërshtare u shërben anglezëve që në sfidën e kthimit do të jenë favoritë pasi luajnë në fushën e tyre.

Manchester City dhe Napoli do të kishte përfunduar në barazim. Pas golave të shpejtë të anglezëve në minutën e 9 dhe të 13, Napoli fitoi një 11-metërsh që Mertëns nuk mundi ta kthejë në gol. Ndërsa në pjesën e dytë një tjetër penallti u finalizua nga Diawara.

Liverpool ka fituar thellë 7-0 ndaj Maribor. Skuadra e Jurgen Klopp u duk se ishte e vetme në fushën e lojës.

Spartaku i Moskës thellë fitoi 5-1 ndaj Sevilla, ndërsa Laipzig mundi Porton 3-2./Tv Klan