Real e Barcelona kërkojnë 3 pikët, në garë të plotë për titull



Real e Barcelona kërkojnë 3 pikët, në garë të plotë për titull

21:00 09/04/2021

Fundjava do jetë e zjarrtë për futbollin Europian. Sfida më me interes luhet në Spanjë në atë që cilësohet edhe si El Classico. Real Madrid dhe Barcelona do sfidojnë njëra-tjetrën në ‘Alfredo di Stefano’ me synimin e vetëm 3 pikët.

Duel që vjen në moment të mirë për të dy skuadrat, të cilat janë në garë për titull këtë sezon të La Liga. Reali i Zinedine Zidane nuk humbet prej 12 sfidash dhe gjendet i treti, me 2 pikë më pak se Katalanasit.

Në krahun tjetër, Barcelona numëron 9 duele pa humbje në të gjithë kompeticionet dhe ndaj Realit dëshiron fitoren për tu afruar me Atletico-n e Madridit.

Real Madrid fitoi takimin e fazës së parë 3-1. Përballja e së shtunës në mbrëmje do jetë takimi i 279 në historinë e dy skuadrave. Barcelona ka dominuar ndaj rivalit historik.

Katalanasit kanë fituar 115 sfida, kundrejt 101 ku ka triumfuar Real Madrid, ndërsa 62 janë mbyllur pa fitues.

Klan News







Të ngjashme