Real Madrid, “mbreti” i merkatos

Posta

Real Madrid, “mbreti” i merkatos

13:15 29/08/2019

Duhen edhe 6 dite nga mbyllja e merkatos dhe tashmë skuadra të ndryshme po punojnë fort për të mbyllur ndonjë blerje të fundit. Megjithatë deri më tani kjo verë e ka mbretin e transferimeve. Real Madrid ka shpenzuar më shumë se të gjitha skuadrat e tjera.

Los Blancos investuan 305 milionë euro për të afruar lojtarët që Zinedine Zidane dëshironte. Por galaktikët akoma nuk e kanë mbyllur pasi vijojnë të punojnë për të afruar në skuadër njërin prej Pogba apo Eriksen.

Sigurisht të gjitha këto shpenzime e kanë renduar jo pak bilancin tek madrilenët. Deri më tani ata janë 190 milionë euro minus dhe në rast se ky nuk do jetë një sezon i suksesshëm atëherë vitin e ardhshëm duhet të shesin lojtarë.  Rregullorja e UEFAS për Fair Playn Financiar parashikon që në fund te sezonit bilanci negativ i klubeve nuk duhet të jetë më shumë se 30 milionë euro.

Ne vend te dyte është Barcelona me 255 milionë euro të shpenzuara. Ne rast se katalanasit finalizojnë me sukses operacionin Neymar, atëherë do ishin ata mbretërit e merkatos së kësaj vere. Edhe Atletico Madrid nuk është kursyer aspak, Madrilet kanë shpenzuar 243 milionë euro. Bie ne sy afrimi i Joao Felix që është një nga lojtarët më premtues të momentit.

Nuk është aspak keq as Juventus. Kampionet e Italisë kanë shpenzuar 188 milionë euro gjatë kësaj vere dhe janë gati për të konkurruar fort si në Itali ashtu edhe në arenën europiane.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi