Raphael Varane rezulton pozitiv me koronavirus

Real Madrid ka marrë një lajm të keq në prag të takimit të parë çerekfinale që do të zhvillojë ndaj Liverpool-it në Champions League. Raphael Varane ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pas testimeve të kryera.  

Tashme ekipi i Zinedine Zidanes ka humbur edhe mbrojtësin francez, ndërsa edhe Sergio Ramos u dëmtua gjatë ndeshjeve ndërkombëtare me Spanjën.

Varane nuk do të paraqitet ndaj The Reds, në takimin e së martës që do të nisë në orën 21:00 në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’. Raphael Varane më shumë mundësi do të zëvendësohet nga Nacho, që mund të luajë në qendër të mbrojtjes.

Nga ana tjetër edhe Liverpooli po ashtu ka disa mungesa kyçe në këtë takim, por Real Madridi vuan më shumë pasi ka mbajtur shpresa të mëdha te Varane.

Klan News