Real Madrid po kthen vëmendjen nga David De Gea sipas gazetës “The Sun”. Portieri aktual i Manchester United shikohet si një përforcim i duhur për sezonin e ardhshëm dhe për ta bindur skuadrën angleze janë gati të ofrojnë 70 milionë euro.

Një shumë që nëse realizohet transferimi do të thyente rekordin e Gianluigi Buffon, i cili në 2001 kaloi nga Parma te Juventus për rreth 55 milionë euro.

Alternativa në rast dështimi të arritje së marrëveshjes me David De Gea është Thibaut Courtois nga Chelsea. De Gea nuk është i vetmi lojtar i Manchester United që kërkohet nga skuadra të tjera.

Zlatan Ibrahimoviç është një objektiv i ekipeve amerikane. Sipas “Daily Mail” pas Los Angeles Galaxy synohet nga rivalët e Los Angeles FC. Klubi i themeluar në vitin 2014 është gati t’i japë 6 milionë euro në sezon sulmuesit suedez, madje t’i japë mundësinë Manchester United që ta marrë në huazim. Klubi anglez është në bisedime për zgjatjen e kontratës, por ende nuk ka një akord.

Tv Klan