Real në sulm për Neymar

Real në sulm për Neymar

16:52 20/06/2019

Gareth Balle ose Hames Rodrigez dhe shumë para. Ky është plani i Real Madrid për të sjellë në Santiago Bernabeu Neymar. Los Blancos kërkojnë të përfshijnë si pjesë ta marrëveshjes njërin nga  dy futbollistët që nuk janë më në planet e trajnerit Zidane për të bërë në tjetër goditje të madhe në merkato.

E ardhmja e futbollistit duket larg PSG. Barcelona ka shfaqur interes për ta rikthyer në “Camp Nou” por rivalet e Madridit duan ti surprizojnë të gjithë. 130 milionë Euro plus njërin nga futbollistët do jetë oferta e galaktikëve që pritet të mbërrijë së shpejti në zyrat e klubit parizien.

Sipas asaj që raporton El Mundo Deportivo klubi, madrilene është gati që ti ofrojë brazilianit një pagë deri  në 30 milionë euro në sezon për ta bindur që të bashkohet me skuadrën. Fiorentino Perez është një admirues i madh i Neymar si për rendimentin e tij në fushën e blertë ashtu edhe për impaktin e madh që ka në tregun komercial.

Tv Klan
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI