Real Madrid ruan hapin e Barcelonës dhe Zinedine Zidane futet në historinë e klubit, tashmë edhe si trajner.

Sfida e “Santiago Bernabeu” e fituar 3-1 përballë Eibarit pa një Real vërtetë të uritur, por këtë herë, reparti i sulmit tregoi limitet e saj.

Toni Kross zhbllokoi shifrat pas një goditje potente nga hyrja e zonës. Pak minuta më pas, kombinimi Benzema-Hazard nxori të lirë Sergio Ramos që e kishte të lehtë ta shtynte topin drejt portës së boshatisur.

Pjesa e parë kishte vend edhe për këtë gol të Marcelo që lëshoi një të majtë vrasëse duke sigluar shifrat në 3-0. Eibar u hodh i gjithi në sulm, por për meritë të Courtua dhe traversës nuk arriti të shënojë më shumë se një gol, i cili erdhi nga Pedro Birgas në minutën e 60-të të takimit.

Me këtë fitore Real ruan në -2 distancën me kreun i cili mbahet nga Barcelona, ndërkohë që Zidane bëhet trajneri më i suksesshëm i Los Blancos me 90 fitore në pankinë, duke lënë pas Leo Benhaken me 89 të tilla.

Klan Plus