Balluku: Do të nisim procedurat për segmentin verior të Unazës

Brenda Shtatorit segmenti kryesor i Unazës nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta deri rrethrrotullimi i Doganës do jetë në funksion të makinave. Shumë shpejt pritet të përfundojë tuneli i pestë te Dogana si dhe nënkalimi te kryqëzimi i Astirit, ndërkohë që më pas do të vijojnë punimet në rrugët sekondare.

Ministrja Balluku sqaroi se sa i përket lotit të dytë ku punimet kanë përfunduar në 50 për qind të tyre është dashur të bëhet një ndërhyrje për të lejuar aksesin e banorëve në një zonë tepër të populluar

Ministrja Balluku bëri të ditur se menjëherë pasi të mbyllen punimet për këtë segment, do të nisin procedurat për pjesën veriore të unazës. Punimet gjithashtu vazhdojnë edhe në segmentin e unazës lindore, nga TEG deri te materniteti i ri, i cili pritet të përfundojë brenda Vjeshtës.

Tv Klan