Pas mbledhjes me grupin e dialogut, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka thënë se është lënë detyrë që ekspertët të harmonizojnë në një dokument çështjet që do trajtohen nga grupi i përbashkët në kuadër të Reformës Zgjedhore. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi është shprehur se opozita dhe mazhoranca kanë prezantuar planin e tyre të punës.

Oerd Bylykbashi: Prezantoheshin ekspertët së bashku, por edhe paraqitej plani i punës i palëve. PD dhe opozita kanë ardhur me draftet e tyre dhe kanë bërë propozimet me çështjet prioritare. Ajo që u la detyrë, ekspertët do të harmonizojnë në një dokument çështjet që trajtohen nga grupi i përbashkët në kuadër të Reformës Zgjedhore. Do të trajtohen të gjitha çështjet me karakter politik sepse zgjedhjet në të gjitha rastet janë sa vullnet politik ka. Ne kemi për qëllim të kufizojmë vullnetin negativ të qeverisë për të shkatërruar zgjedhjet.

Por çfarë është prioritare për Partinë Demokratike?

Oerd Bylykbashi: Janë 2 elementë thelbësore, rikthimi dhe njëherë tek marrëveshja e 5 Qershorit, mosheqja e koalicionit, të japim listën e hapur të partive politike. Zgjedhësi të ketë të drejtën të zgjedhë se cilën parti brenda një koalicioni do të votojë. Të gjithë të marrin vesh në mënyrë transparente sa vota ka marrë secila parti e koalicionit dhe më pas mbi bazën e këtyre votave, partitë marrin më pas mandatet. Votimi me listën e hapur përcakton dhe më pas se kush nga kandidatët e koalcionit merr mandatin. Ka funksionuar nga viti 2003 e deri në 2020. Koalicioni me listë të përbërë ka prodhuar mundësinë që të ketë rrotacion politik.

/tvklan.al