Reforma Zgjedhore, e cila  fillimisht u kthye në kryefjalë të politikës, sot  duket e braktisur. Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy javë nga ngritja e komisionit të posaçëm nga Kuvendi, një nga bashkëkryetarët e këtij komisioni, Bledi Çuçi, thotë se ende nuk ka një datë fikse se kur do të nisë puna konkretisht.

“Pati një lloj zhvendosjeje të vëmendjes, për shkak të çështjes Tahiri, por unë besoj shumë shpejt ne do të fillojmë punën në komision.”

Nëse Partia Demokratike i ka hedhur piketat e saj për këtë reformë, duke paraqitur gjatë kësaj kohe edhe disa kërkesa, Partia Socialiste është pak me diskrete. Çuçi thotë vetëm, se kjo reformë do të bazohet në  dy shtylla kryesore, duke theksuar se sistemi nuk ka qenë ndonjëherë problem.

Të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR në tre zgjedhjet e fundit për t’i adresuar dhe për t’i përkthyer në akte ligjore e nënligjore sipas rastit. Pastaj kemi edhe një shtyllë tjetër me propozimet që do të vijnë nga të gjitha partitë kryesore politike.”

 

Referuar dekriminalizimit të zgjedhjeve, si kërkesa më e fundit e demokratëve Çuçi pranon se do të adresohet çdo shqetësim vetëm se ka një vërejtje për kundërshtaret e tij politik.

“Këto fjalët, dekriminalizim, që kanë hyrë rishtazi në fjalor, i japin ngarkesë specifike, që të lësh të kuptosh që këtu është e kriminalizuar çdo gjë. Unë jam kundër kësaj gjëje.”

Në raportin final të

OSBE-ODIHR

për zgjedhjet e 25 qershorit u vlerësua arritja e marrëveshjes politike të 17 majit për futjen e opozitës në zgjedhje ndërsa u rekomandua për të ardhmen dhënia fund e shitblerjes së votës dhe kryerja e një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse. 

Burimi: Klan Plus

Gazetare: Joniada Koçi