Sistemi i përballimit të Emergjencave Civile do t’i nënshtrohet reformimit që është parashikuar në projektligjin e ri për mbrojtjen civile.

Ky draft veç të tjera është fokusuar tek parandalimi i situatave të emergjencave, pasi sipas Kryeministrit dhe ministres së Mbrojtjes, deri më tani njësitë e mbrojtjes civile viheshin në lëvizje vetëm kur fatkeqësinë apo situatat emergjente ndodhnin.

Ligji që do t’i

shkojë shumë shpejt për shqyrtim Kuvendin parashikon dhe shndërrimin e Drejtorisë

së Emergjencave në Agjencinë Kombëtare për mbrojtjen civile.

Vendi ynë renditet

në 10 vendet e para në botë sa i takon riskut të lartë ekonomik ku 86 përqind e

territorit është i ekspozuar ndaj dy ose më shumë rreziqe. Ndërkohë që sipas

raportit të riskut botëror të 2016, vendi ynë sa i takon indeksit të riskut nga

fatkeqësitë natyrore renditet si vendi më i rrezikuar në Europë.

Tv Klan