Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Anullimi i vizitës së përcaktuar të kryetarit të LDK-së drejt Shqipërisë Ibrahim Rugovës, nuk mbetet pa u diskutuar dhe tek ata njerëz që ka vite që ai i përfaqëson.

Refugjati Kosovar:- “Me siguri e ka pas arsyen e vetë se ai fort mirë e din për atje. Mbajmë shpresa se ai do të vijë”.

Kosovari:- “Mendojmë se faktori shqiptar përgjithësish ka qenë i ndarë në anën e faktorit luftarak të UÇK-së dhe faktorit paqësor që e ka udhëhequr doktor Ibrahim Rugova. Si faktori i UÇK-së ashtu dhe qeveria shqiptare e kanë shpallur gati tradhëtar zotin Rugova. Prandaj vizita e tij mendoj se është e arsyeshme”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti