Refugjatët shqiptarë në Francë kthehen të infektuar në Shqipëri

Refugjatët shqiptarë në Francë kthehen të infektuar në Shqipëri

21:15 04/05/2019

Në kampet e azilantëve në Francë jetojnë qytetarë me kombësi të ndryshme, mes tyre edhe shqiptarë. Bashkëjetesa ka sjellë edhe infektimin me tuberkuloz. Pasi u është refuzuar kërkesa për azil ata janë kthyer së bashku me këtë sëmundje, që është përhapur edhe tek personat me të cilët kanë patur kontakt.

Kjo gjë dëshmohet nga të dhënat e programit Kombëtar të Tuberkulozit. Epidemiologia Donika Bardhi, sqaron se viti 2017 shënon numrin më të lartë të të prekurve me këtë sëmundje në 10 vitet e fundit, për shkak të kthimit të azilkërkuesve që kishin ikur në 2015 dhe 2016, duke e lidhur këtë me kushtet e kampeve ku ata kanë jetuar.

“Për vitin 2018 ishin 440 pacientë të prekur me këtë sëmundje infektive ndërkohë që në 2017 ishin 502 prevalence është 16.5 për 100 mijë banorë”.

Edhe pse duket si e harruar, sëmundja e tuberkulozit vijon të mbetet prezente në vend. Vetëm në e muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 150 raste të reja, pak kohë më parë në Elbasan u diagnostikuan 5 punonjës të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Por sipas Bardhit këto raste u diagnostikuan për një kohë rekord dy ditore.

Cilat janë simptomat e tuberkulozit?

“Shenjat që shfaqet sëmundja e tuberkulozit është e ngjashme me ato plumonare, por kolla zgjat më shumë se 3 javë pavarësisht se ka marrë antibiotik. 15-45 vjeç kanë përqindjen më të madhe dhe ato mbi 65 vjeç”.

Sa i përket vdekshmërisë nga tuberkulozi, mjekja thotë se është e ulët, me përjashtim të rasteve kur pacientët janë të infektuar me HIV.

Bluzat e bardha thonë se kjo sëmundje mbetet ende e stigmatizuar në shoqërinë shqiptare dhe pacientët që marrin mjekim nuk tregojnë, duke rrezikuar edhe personat e tjerë në të njëjtin ambient pasi është shumë infektive dhe përhapet nëpërmjet ajrit.

Personat e prekur nga kjo sëmundje ndiqen në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Kohëzgjatja e trajtimti me turberkuloz është 6 muaj, dhe pacienti shërohet plotësisht.

Klan Plus

LAJMET
Të ngjashme
UKT