Rëndohet situata e COVID në Greqi, regjistrohen 841 raste të reja



Rëndohet situata e COVID në Greqi, regjistrohen 841 raste të reja

22:12 23/10/2020

Situata e COVID-19 në Greqi vijon të jetë alarmante. Sipas asaj që raportojnë autoritetet shëndetësore në Greqi, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 841 persona,

Po ashtu kanë humbur jetën dhe 10 qytetarë, duke rënduar bilancin. Mësohet se dhe në spitale situata sa vjen e po rëndohet, pasi 89 qytetarë janë në terapi intensive.

Numrin më i lartë i infektimeve është në Athinë, Selanik dhe Larisa. Lidhur me shtimin e numrave të të prekurve qeveria ka marrë disa masa kufizuese.

Në shumë zona është rikthyer ora policore, pasi në zonat e kuqe dhe të verdha nuk lejohet dalja e asnjë qytetari natën./tvklan.al




Të ngjashme