11 pacientë në terapi intensive, 6 në gjendje të rëndë

Shënohet një tjetër shifër e lartë e të infektuarve me koronavirus në vend. 82 raste të reja u raportuan nga Instituti i Shëndetit Publik nga 401 testime të kryera.

“30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër”.

Edhe pse në 24 orët e fundit nuk janë shënuar viktima, ajo që po shqetëson autoritetet është përkeqësimi i situatës në Spitalin Infektiv ku janë shtuar të shtruarit dhe ata në gjendje të rëndë në terapi intensive.

“Situata në Spitalin Infektiv paraqitet serioze. Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terapi intensive. Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë por mbeten ende 1273 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Nga fillimi i pandemisë 83 qytetarë kanë humbur jetën. Ministria e Shëndetësisë përsërit thirrjen për të respektuar masat e distancimit fizik dhe higjienën personale. 

Tv Klan