Rënie në sondazhe për Merkel

Rënie në sondazhe për Merkel

15:33 09/06/2019

Mbështetja për kristiandemokratët e Kancelares Merkel po tkurret me ritme të shpejta në Gjermani. Vetëm 2 javë pas zgjedhjeve europarlamentare, sondazhet tregojnë rënie me rreth 2% të popullaritetit të partisë kryesore të koalicionit qeverisës në vend.

Rritje të fortë të popullaritetit kanë të gjelbrit, me 7% më shumë se në zgjedhjet për Parlamentin Europian, duke u barazuar kështu me kristiandemokratët. Madje lideri i tyre Robert Habek ka mbështetjen më të madhe popullore për të qenë Kancelar, nëse numri një i qeverisë do të zgjidhej drejtpërdrejtë nga populli. Në këtë rast, ai do të mposhte lideren aktuale të CDU-së, Anegret Kramp-Karrenbauer, me një epërsi prej 4%.

Veç të gjelbërve, të gjitha partitë e tjera që përfaqësohen aktualisht në parlamentin gjerman kanë rënie të mbështetjes, përfshirë edhe socialdemokratët partnerë në koalicionin qeverisës. Rritja e popullaritetit ndaj të gjelbërve, sipas analistëve ka të bëjë kryesisht me dështimin e qeverisë Merkel në vënien në zbatim të politikave në mbrojtje të mjedisit.

Si faktor i rënies së mbështetjes ndaj qeverisë mund të konsiderohet edhe ashpërsimi i politikave kundër dyndjes së refugjatëve, pasi Të Gjelbrit kanë politika më miqësore ndaj tyre. Shumë analistë parashikojnë  mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme federale në vitin 2020, duke bërë që koalicionin qeverisës i CDU/CSU-së të mos e mbyllë mandatin e plotë në 2021-shin.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT