Reperja e njohur Cardi B pak ditë më parë festoi 28-vjetorin e lindjes dhe festa e saj u komentua shumë në media.

Pas festës, Cardi B ka menduar të përshendesë fansat me foto nga festa, por pa dashje publikoi në media sociale dhe një foto ku fshaqej nudo.

Reperja me famë botërore shfaqej e shtrirë në krevat, ndërkohë që në pjesën e sipërme ishte zhveshur.

Ajo nuk e ka lënë gjatë foton në profilin e saj në Intagram, por e ka fshirë menjëherë. Koha e shkurtër e qëndrimit të fotos online nuk ka penguar fansat që ta ruajnë dhe ta ripublikojnë sërish.

Reperja ka reaguar pas zhurmës që krijoi me foton nudo dhe thotë se nuk është hera e parë që shfaqet ashtu dhe nuk e ka problem ta bëjë një gjë të tillë./tvklan.al